Lajm i bujshëm nga Italia, Marc Guehi transferohet në Serie A.
Mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në Angli gjatë kësaj vere, pasiqë transferimi i tij te Liverpooli dështoi në ditën e fundit të merkatos.
Kontrata e Guehi me Crystal Palace skadon në fund të sezonit dhe disa gjigantë europian do të duelojnë për shërbimet e 25-vjeçarit.
Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool synojnë afrimin e anglezit me parametra zero, ndërsa sipas raportimeve të fundit garës i është bashkuar edhe gjiganti italian.
Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e Guehi me parametra zero, pasiqë Biankonerët e kanë piketuar anglezin si pasardhësin ideal të Bremer.
Biankonerët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Guehi që në merkaton e janarit.