Merkato ka mbaruar, por Milan transferon yllin 25 milionësh me parmetra zero

Rosonerët kanë gati përforcimin e rradhës.

Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato duke bërë plot 17 lëvizje, 10 afrime dhe 7 largime.

Tare transferoi te Milani: Terracciano, Athekame, De Winter, Estupiñán, Odogu, Jashari, Modrić, Rabiot, Ricci, Nkunku.

Sa i përket largimeve Tare arriti të lirojë klubin nga: Okafor (Leeds), Pellegrino (Boca), Theo Hernández (Al-Hilal), Emerson Royal (Flamengo), Pobega (Bologna), Thiaw (Newcastle), Reijnders (Man City).

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Tare vazhdon të jetë aktiv edhe pse merkato aktuale ka përfunduar.

Klubet kanë të drejtë të kryejnë përforcime me lojtarë që nuk kanë skuadër dhe Milan e ka piketuar një super përforcim.

Sipas Calciomercato, Milan synon afrimin e Renan Lodi me parametra zero, pasiqë ky i fundit e ka shkëputur kontratën me Al Hilal.

Mbrojtësi brazilian u transferua te Al Hilal për 25 milionë euro, ndërsa Rosonerët tani mund ta afrojnë atë me parametra zero.

Allegri ka kërkuar përforcime në mbrojtje dhe Tare është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e Lodit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here