Federico Chiesa rikthehet në Serie A.
Federico Chiesa do të largohet nga Liverpooli në janar për t’u rikthyer në Serie A.
Sulmuesi nuk ka mundur dot të fitojë një vend titullari te klubi i kuq dhe është i hapur për një rikthim në Itali.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan synon transferimin e Chiesas në merkaton e janarit.
Allegri ka kërkuar përforcime për repartin e sulmit dhe e ka piketuar Chiesan si përforcimin e duhur.