Bomba e verës: Bernardo Silva transferohet në Serie A me kosto zero

Bomba e merkatos së verës 2026, Bernardo Silva transferohet në Serie A me kosto zero.

Sulmuesi portugez, Bernardo Silva, është në vitin e fundit të kontratës me Citizens dhe ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Etihad.

Silva do të largohet nga City verën e ardhshme si futbollist i lirë dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e tij me parametra zero.

Ditët e fundit pati zëra për një rikthim në Portugali te Benfica, por sipas raportimeve të fundit Silva do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon afrimin e portugezit verën e ardhshme dhe Biankonerët janë favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Silva ka realizuar 72 gola, 73 asistime në 410 ndeshje me fanellën e Cityt, duke fituar 17 trofe dhe do të ishte një super përforcim për Juventusin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here