E bujshme nga Italia, Kristian Shpendi drejt Serisë A.
Kristian Shpendi po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin italian me skuadrën e Çezenës.
Sulmuesi 22-vjeçar që ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit, ka rënë në radarët e Xhenoas, klub i cili ka nisur seriozisht interesimin për sulmuesin kuqezi.
Drejtori Sportiv i Xhenoas, Marko Otolini ka qenë prezent në ndeshjen mes Sampdorias dhe Çezenës për të ndjekur nga afër sulmuesin, paraqitja e të cilit u vlerësua pozitivisht nga mediat në Itali.
Tashmë, mbetet të shihet se çfarë mund të ndodhë në janar ose verë me 22-vjeçarin që debutoi me Shqipërinë pak ditë më parë.