Kryevepër nga Tare: Ylli i Premier League te Milani me kosto zero

Kryeper nga Igli Tare, Milan ka gati goditjen e madhe për 2026.

Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato duke bërë plot 17 lëvizje, 10 afrime dhe 7 largime.

Tare transferoi te Milani: Terracciano, Athekame, De Winter, Estupiñán, Odogu, Jashari, Modrić, Rabiot, Ricci, Nkunku.

Sa i përket largimeve Tare arriti të lirojë klubin nga: Okafor (Leeds), Pellegrino (Boca), Theo Hernández (Al-Hilal), Emerson Royal (Flamengo), Pobega (Bologna), Thiaw (Newcastle), Reijnders (Man City).

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Tare vazhdon të jetë aktiv edhe pse merkato aktuale ka përfunduar.

Sipas Calciomercato, Milan synon  verën e ardhshme transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Andy Robertson.

Skocezit i skadon kontrata me Reds verën e ardhshme dhe Milan synon të përfitojë nga fakti që lojtari mund të largohet falas, duke qenë se mund të nënshkruajë paraprakisht që në janar.

Eksperienca e Robertson dhe profili i tij mbrojtës përputhen me kërkesat e Massimiliano Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here