Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Chelsea transferon yllin e Serie A për €100m

Chelsea thyen rekordin për mbrojtësin e Serie A.

Chelsea po përballet me probleme të shumta në repartin e mbrojtjes këtë sezon dhe Blutë e Londrës e kanë gjetur zgjidhjen në Serie A.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea synon transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Gleison Bremer.

Biankonerët nuk janë të interesuar për shitjen e brazilianit, por Blutë e Londrës kanë gati ofertën e cila do të thyente rekordet.

Londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e Bremer, duke e bërë kështu brazilianin mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here