Nuk është në planet e Realit, Ceballos në janar transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Spanja, Dani Ceballos transferohet në Serie A.

Mesfushori i Realit, Dani Ceballos do të largohet nga Santiago Bernabeu në janar, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos.

Ceballos ka kontratë me Realin deri në vitin 2027, por Madrilenët janë të gatshëm ta lënë të lirë për vetëm 10 milionë euro.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, shkruan se nga kjo mundësi kërkon të përfitojnë Juventusi, me Biankonerët që pritet të nisin bisedimet së shpejti me Realin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here