Shkëmbimi i janarit: Vlahovic në Madrid, ylli i Atleticos te Juve

Juventus dhe Atletico Madrid kanë gati super shkëmbimin.

Dusan Vlahovic është njëri nga lojtarët më të përfolur në Serie A, pasiqë kontrata me Juven i skadon në fund të sezonit.

Interesim për Vlahovic kanë shfaqur Milan, Inter, ndërsa sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Atletico Madrid.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm të bujshëm, duke raportuar se Vlahovic mund të transferohet në Madrid, falë një super shkëmbimi në merkaton e janarit.

Fichajes.net, raporton se Atletico Madrid ia ka ofruar Juventusit kartonin e Sorloth në këmbim të Vlahovic.

Për të mos e humbur me parametra zero, Biankonerët janë të hapur ta pranojnë ofertën e Atleticos në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here