Bomba e verës: Ish-ylli i Juves transferohet te Milani me kosto zero

Nuk mbaron me Rabiot, Allegri transferon një tjetër yll të Juventusit te Milani.

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme.

Sipas Calciomercato, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me mesfushorin e Tottenham, Rodrigo Bentancur.

Uruguaianit i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe Milan synon afrimin e tij me parametra zero.

Allegri e ka drejtuar Bentancur gjatë kohës së tij te Juventusi për tre sezone dhe e dëshiron uruguaianin te Milani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here