Eksperienca arabe drejt fundit, Franck Kessie rikthehet në Serie A

Frank Kesi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Arabisë Saudite, ku këto vite ka përfituar një rrogë marramendëse prej 15 milionë eurosh në vit.

Sipas Fabricio Romanos, vijimësia e tij me Al Ahli nuk është më aq e sigurt dhe lojtari po mendon për kthimin në futbollin e niveleve më të larta.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë, pasi shkëlqeu me Milanin, pat një aventurë jo shumë të suksesshme me Barcelonën e më pas iu bashkua sauditëve të Al Ahli, kryesisht për shkak të pagesave marramendëse që i garantonin.

Por eksperti i merkatos ka bërë të ditur se tashmë ai është një emër tek i cili duhet pasur shumë vëmendje gjatë dritareve të ardhshme të transferimeve.

Nëse rinovimi me Al Ahli, i cili i propozon rrogë shumë më të ulët, nuk bëhet realitet, atëherë Kesi do të kthehej në një opsion interesant për klubet e Serisë A, pasi disa prej tyre e kishin shqyrtuar si opsion gjatë verës.

Në majë të listës është Juventusi, por edhe Fiorentina ishte e gatshme të bënte një sakrificë ekonomike për mesfushorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here