Tare nuk ka të ndalur, transferimi i rradhës vjen nga Bayerni

Tare ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme.

Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli me parametra zero.

Sipas Calciomercato, Igli Tare e ka piketuar përforcimin e parë për verën e ardhshme me parametra zero.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayernit, Raphael Guerreiro, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2026.

Portugezi ka vendosur të largohet nga Bayerni dhe nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here