Akordi shumë pranë, Joshua Zirkzee në janar te gjiganti italian

Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në elitën e futbollit italian Serie A gjatë afatit kalimtar të janarit.

Roma po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e Joshua Zirkzee, sulmuesit të Manchester United, duke u futur kështu në garë me rivalin e ri Como, sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport.

Holandezi pati një sezon debutimi të vështirë në Old Trafford, pas transferimit nga Bologna, dhe po përballet me mungesë minutash të rregullta, gjë që ka nxitur spekulime mbi një largim të mundshëm gjatë afatit të janarit.

Roma po planifikon ta marrë Zirkzeen në formë huazimi, duke përfituar edhe nga fakti se trajneri Gian Piero Gasperini e kishte ndjekur nga afër gjatë kohës së tij te Atalanta.

Nga ana tjetër, Como është gati të shpenzojë shumë për të bindur sulmuesin të bashkohet me ta, duke treguar ambicie serioze në Serie A.

Përkundër interesimit të Comos, holandezi ndodhet në bisedime të avancuara me Romën dhe pritet të jetë sulmuesi i ri i Giallorosëve nga janari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here