Robert Lewandowski në Serie A.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, pasiqë në verë do të largohet nga Camp Nou si futbollist i lirë.
Lewandowski është i lidhur me një transferim në Arabi, por sipas raportimeve të fundit polaku mund të transferohet në Serie A.
Disa ditë më parë u raportua për një transferim të Lewandowskit te Milani, por sipas zërave të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për bomberin polak.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Lewandowskin është përfshirë edhe Interi.
Beppe Marotta njihet si mjeshtri i afrimeve falas dhe synon afrimin e polakut verën e ardhshme.