Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.
Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e John Stones nga Manchester City me parametra zero.
Anglezit i skadon kontrata me Citizens verën e ardhshme dhe Marotta ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Stones për ta mbyllur marrëveshjen që në janar.
Zikaltërit e shohin si një përforcim perfekt për mbrojtjen, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si qendërmbrojtës apo mesfushor mbrojtës.