Tare ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit por edhe për verën e ardhshme.
Pas suksesit me Luka Modric, Milan synon transferimin e një tjetër ylli të madh me parametra zero.
Sipas Calciomercato, Rosonerët kanë nisur kontaktet me mbrojtësin e Bayernit, Dayot Upamecano.
Calciomercato shkruan se agjenti i mbrojtësit francez, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.
Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Upamecanos me Bavarezët, ku ai luan prej disa vitesh, skadon më 30 qershor.