Lajm i bujshëm nga Italia, Simone Inzaghi rikthehet në Serie A.
Ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi bëri bujë të madhe verën e shkuar duke marrë drejtimin e Al-Hilal.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inzaghi mund të rikthehet në Serie A, pasiqë dy gjigantë italian janë duke e ndjekur trajnerin 49-vjeçar.
Juventus është skuadra që mund të vihet së shpejti në lëvizje për ta rikthyer Inzaghin në Itali, pasiqë Biankonerët nuk janë të kënaqur me rezultatet e Tudor.
Gjiganti tjetër italian që është duke e ndjekur Inzaghin, është Napoli, me drejtuesit që e kanë identifikuar 49-vjeçarin si pasardhësin e Contes, në rast se ky i fundit vendos të largohet në verë.