Lajm bombastik, Carvajal transferohet te gjiganti italian me parametra zero

Lajm i bujshëm nga Spanja, Carvajal transferohet në Serie A.

Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal është duke luajtur sezonin e tij të fundit në Santiago Bernabeu pas një karrierë të tërë me fanellën e Los Blancos.

Carvajal ka fituar 27 trofe me Realin, ndërsa në verë i skadon kontrata dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan synon afrimin e Carvajal me parametra zero.

Pas suksesit me Modric, Rosonerët janë të bindur se edhe Carvajal mund të luajë ende në nivele të larta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here