Biankonerët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që synojnë transferimin e yllit të rivalëve.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Yann Bisseck nga Interi.
Biankonerët e kanë identifikuar Bisseck si zëvendësuesin e Bremer, i cili pësoi lëndim të rëndë.
Bisseck dëshiron largimin nga Interi dhe zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë për 30 milionë euro.