Milan transferon yllin brazilian në merkaton e janarit

Përveç fokusimit në Serie A, Milan i ka sytë edhe nga merkato.

“Calciomercato.com” raporton se objektivi i madh i kuqezinjve është Rayan, sulmuesi i Vasco de Gama në Brazil.

19-vjeçari i cili ka shënuar 16 gola në 46 ndeshje në sezonin e fundit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Milanit.

Max Allegri e pëlqen shumë sulmuesin e ri brazilian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Kontrata e Rayan me Vasco de Gama skadon në vitin 2026, ndaj te Milan po punojnë për të finalizuar marrëveshjen që në merkaton e janarit.

Ideja e kuqezinjve është që lojtari të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni të klubi brazilian dhe më pas në verë të vijë në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here