Luciano Spalletti ka pranuar të marrë drejtimin e Juventusit të paktën deri në fund të këtij sezoni, me mundësi rinovimi në bazë të rezultateve dhe perfomancës së ekipit.
Ish-trajneri i Italisë ka kërkuar nga drejtuesit një përforcim në mesfushë dhe një në mbrojtje për merkaton e janarit.
Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar transferimin e Nahuel Molina dhe Dani Ceballos.
Për kartonin e Molinas, Juventus do të duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, ndërsa për Ceballos rreth 10 milionë euro.




