Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.
Sulmi i Rosonerëve po shfaq probleme të shumta këtë sezon me Gimenez dhe Nkunku që nuk po përmbushin pritshmëritë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan e ka gjetur bomberin e ri në Bundesligë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Jonathan Burkardt, i cili ka realizuar 9 gola në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Për të siguruar shërbimet e gjermanit, Milan do të duhet të paguaj 40 milionë euro.



