Mjeshtri i afrimeve falas, Marotta transferon yllin e Bayernit me parametra zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Interi nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Marotta po shqyrton sikurse ka bërë zakonisht sezonet e fundit situatën e lojtarëve që u skadon kontrata.

Interi po e ndjek lojtarin e Bayern, Raphael Guerreiro. Mbrojtësi portugez do të jetë i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në verë.

Kjo situatë ka zgjuar interesin e italianëve, të cilët po kërkojnë përvoja ndërkombëtare dhe cilësi në fazën mbrojtëse dhe atë ofensive.

Guerreiro, 31 vjeç, njihet për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor, falë teknikës dhe inteligjencës taktike.

Pas disa sezoneve të suksesshme te Borussia Dortmund dhe një aventure solide me Bayern-in, ai mund të përfaqësojë një përforcim strategjik.

Zikaltërit janë gati t’i ofrojnë portugezit një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje, ndërsa pritet të nisë së shpejti kontakti i parë mes palëve.

Tani mbetet për t’u parë nëse vetë lojtari do të jetë i gatshëm të pranojë një kalim në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here