Bomba e merkatos së verës, Rafael Leao largohet nga Milani për €120m

Oferta faraonike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është sërish në qendër të vëmendjes së merkatos ndërkombëtare.

Sulmuesi portugez i Milanit, i konsideruar si një nga lojtarët më vendimtarë në Evropë, mund të ndryshojë skuadër verën e ardhshme.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, Chelsea synon transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro për kartonin e portugezit.

Milan nuk do ta refuzonte një ofertë të tillë, pasiqë me paratë e arkëtuara Rosonerët do ta rindërtonin repartin e sulmit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here