Milan dhe Newcastle kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit, por edhe për verën e ardhshme.
Fikayo Tomori është njëri nga yjet e Milanit, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027 dhe në rast se anglezi nuk rinovon, Rosonerët mund ta shkëmbejnë atë me yllin e Newcastle.
Mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Newcastle synon transferimin e Tomorit verën e ardhshme dhe Magpies janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit kartonin e Sven Botman në këmbim.
Botman ka gjithashtu një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 dhe ka qenë në shënjestrën e Milanit, para se të transferohej te Newcastle.



