Ndeshja mes Milanit dhe Romës ka dhuruar një episod shumë të pazakontë në fundin e saj, më saktësisht në momentin kur Roma kishte rastin të godiste një penallti. Dhe protagonist i episodit u bë gjyqtari kryesor Marko Guida.
Pasi Dibala gaboi nga pika e bardhë, duke u neutralizuar nga Menja, Selmakers shihet duke festuar i entuziazmuar. Gjyqtari Guida i afrohet dhe pastaj e godet me shkelm nga mbrapa lojtarin e Milanit.
Ish-gjyqtari ndërkombëtar italian, Graciano Çezari, e ka cilësuar të pakuptimtë këtë gjest të kryesorit, i cili mban stemën e FIFA-s. “Salemakers bën një festim të fortë drejtuar gjyqtarit, është një provokim. Guida nuk largohet. Në këtë rast, kur ka një ekzagjerim, lojtari duhet ndëshkuar me të verdhë, nëse vjen ndonjë fjalë edhe mund të përjashtohet me të kuq.
Guida va a muso duro con Saelemakers.
Era troppo nervoso per il rigore sbagliato della sua squadra del cuore.
Rocchi che facciamo?pic.twitter.com/6P90bgL1Tu— Cardianale (@Cardinaliano) November 3, 2025
Por gjyqtari i afrohet dhe i jep një shkelm të lehtë. Ky është një veprim dhe sjellje që nuk i takon një gjyqtari ndërkombëtar. E shoh që është bërë me dashje sepse i afrohet shumë. Nuk është mënyra e duhur për t’i treguar se nuk dëshiron që të ketë gjëra të caktuara. Edhe lojtari belg pastaj kthehet dhe e akuzon “Ishe ti, ishe ti’”, shpjegoi Çezari episodin në fjalë.
                


