Santiago Gimenez largohet nga Milani falë një super shkëmbimi.
Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez është në qendër të kritikave pas formës së dobët që po shfaq.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Gimenez mund të transferohet në janar te Atletico Madrid falë një super shkëmbimi.
Sipas Calciomercato, Milan dhe Atletico po projektojnë një shkëmbim mes Gimenez dhe Sorloth.
Rosonerët kanë shfaqur edhe më parë interesim për Sorloth, ndërsa Gimenez vlerësohet nga Diego Simeone.



