Jonathan David largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi kanadez, Jonathan David bëri bujë të madhe verën e shkuar kur vendosi që ti bashkohet Juventusit si futbollist i lirë, pas interesimit të disa gjigantëve europian.
Por David nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe në janar pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.
Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon huazimin e David.
Rosonerët janë në kërkim të një bomberi të ri dhe synojnë huazimin e David me opsion blerjeje.



