Victor Osimhen rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.
Victor Osimhen me shumë gjasa do të rikthehet në Serie A. Pasi pikërisht ofertat nga skuadrat italiane nuk i mungojnë.
Kështu Milani është i gatshëm të shpenzojë milionat për ta rikthyer bomberin në Itali, këtë herë për të veshur fanellën kuq e zi.
Siç dihet Osimhen aktualisht është pjesë e Galatasarayt në Turqi, ku ka realizuar 46 gola në 53 ndeshje.
Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro dhe kartonin e Pavlovic për shërbimet e tij në mënyrë që skuadra të përforcojë repartin e sulmit.
Galatasaray ka shfaqur interesim për Pavlovic dhe në rast se Osimhen dëshiron largimin, skuadra turke është e hapur të hap negociatat me Milanin.



