Lajm i bujshëm nga Gjermania, Serge Gnabry transferohet në Serie A.
E përditshmja gjermane Bild, raporton se Juventusi ka kërkuar informacion për yllin e Bayern Munich, Serge Gnabry.
Gjermani është në muajt e fundit të kontratës në Mynih dhe në verë mund të largohet me parametra zero.
Bayern po tenton t’ia rinovojë kontratën edhe për dy vite, sidomos pasi këtë sezon po luan titullar dhe po shkëlqen me paraqitjet e tij.
Biankonerët e kanë identifikuar sulmuesin gjermanin si objektivin kryesorë për repartin e sulmit verën e ardhshme dhe synojnë ta mbyllin marrëveshjen që në janar.



