Juventus dhe Real Madrid kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Rinovimi i Kenan Yildiz me Juventusin deri në vitin 2030 është ndaluar, mungon marrëveshja për shifrat dhe disa detaje kontraktuale.
Pas muajsh bisedimesh, drejtori Comolli dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë pezulluar negociatat pas takimit të fundit.
Yildiz, i lidhur me kontratë deri më 2029, fiton 1.7 milionë euro, plus bonuse, më pak se shumica e titullarëve.
Turku kërkon rritje page që të përputhet me statusin e tij në fushë, rreth 6 milionë euro, si Jonathan David, ndërsa oferta e klubit mbetet rreth një milion më pak.
Kjo diferencë ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha si Chelsea, Real Madrid dhe Arsenal.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali synon transferimin e Yildiz në verë dhe se Los Blancos kanë gati ofertën tunduese për Juventusin.
Sipas Fichajes, Reali do tia ofrojë Juventusit kartonin e Arda Guler dhe 50 milionë euro në këmbim të Yildiz.
Biankonerët kanë shfaqur edhe më parë interesim për Guler dhe nuk përjashtohet mundësia e këtij super shkëmbimi.



