Emiliano Martinez transferohet në Serie A.
Lautaro Martinez dhe Josep Martinez janë tashmë në listë, por Interi mund të mirëpresë edhe një lojtar tjetër në muajt në vijim, Emiliano Martinez.
Sipas Football Insider, zikaltërit thuhet se janë të etur të nënshkruajnë me ‘El Dibu’, portierin argjentinas fitues të Kupës së Botës.
Pavarësisht performancave të shkëlqyera të Jan Zomer, e ardhmja e zviceranit me përvojë është larg të qenit e sigurt, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.
Në moshën 36 vjeç, dhe pa një rinovim të shpejtë, largimi i tij duket një mundësi konkrete për drejtuesit e Interit, të cilët e shohin Martinezin, fitues dy herë të trofeut Jashin, si zëvendësuesin ideal dhe premtues.
Një transferim i Martinezit në Serie A, sipas portalit anglez, është një mundësi reale. Portieri kishte qenë tashmë pranë bashkimit me Mançester Junajtid këtë verë, por negociatat ngecën.
Tani, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë, Aston Vila është gati të pranojë një ofertë, me kusht që të arrijë ajo e duhura.
Kushti kryesor i vendosur nga Unai Emeri është i qartë, klubi i Birminghamit duhet së pari të sigurojë një zëvendësues të besueshëm.
Ndër objektivat e njohura për portierin e Vilas është Xhejms Traford, i cili do të hapte derën për largimin e argjentinasit, i cili mbërriti nga Arsenali në sezonin 2020-21.
Martinez, një nga portierët më të respektuar të Premier Ligës dhe tani i njohur në të gjithë botën për performancat e tij (që kulmuan me fitoren e Kupës së Botës 2022), është rikthyer në shënjestrën e klubeve kryesore.



