Një tjetër kyevepër nga Igli Tare.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme.
Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me mbrojtësin e Realit, Antonio Rudiger.
32-vjeçarit i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit dhe Tare synon afrimin e tij me parametra zero.
Rosonerët janë të bindur se Rudiger mund të luajë ende në nivele të larta dhe se do të ishte një super përforcim për repartin e mbrojtjes.



