Arsenal dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Mesfushori skocez, Scott McTominay është njëri nga lojtarët më të përfolur falë paraqitjeve mbreslënëse me Napolin.
McTominay ishte njëri nga meritorët më të mëdhenj për Scudetton e fituar sezonin e shkuar dhe Arsenali synon transferimin e tij në verë.
Sipas mediave angleze, Topçinjtë synojnë transferimin e skocezit verën e ardhshme dhe kanë gati ofertën joshëse për Napolin.
Arsenali do tia ofrojë Napolit kartonin e Mikel Merinos dhe 50 milionë euro në këmbim të McTominay.
Napoli e vlerëson kartonin e McTominay 80 milionë euro, por në rast se skocezi dëshiron të largohet, De Laurentiis është i hapur ta pranojë ofertën e Arsenalit.



