Bisedimet kanë nisur, Inter transferon në janar yllin e Atletico Madrid

Inter ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.

Klubet e mëdha të europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Interi, me zikaltërit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Pas emergjencës në krahun e djathtë, Inter ka nisur bisedimet me Atletico Madrid për huazimin e Nahuel Molinas.

Dumfries dhe Darmian kanë pësuar lëndime, ndërsa Henrique nuk ka bindur dhe zikaltërit janë të detyruar të transferojnë një mbrojtës të djathtë në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here