Sommer bën gati valixhet, Inter transferon portierin e ri për €40m

Inter e ka gjetur pasardhësin e Sommer.

Pas humbjes dramatike në derbi, Interi përballet me kritika, sidomos portieri Yann Sommer.

Performancat e 36-vjeçarit kanë ngritur pikëpyetje, sidomos pasi aftësia e tij me këmbë nuk duket më e mjaftueshme për të kompensuar gabimet në pritje, përfshirë golin nga 30 metra të Adzic ndaj Juventusit.

Për momentin, Interi do të vazhdojë me Sommer, duke shpresuar që ai të rigjejë formën e duhur për sezonin e fundit me klubin zikaltër.

Sipas Calciomercato, Inter në verë synon transferimin e portierit të Tottenham, Guglielmo Vicario.

Zikaltërit e kanë identifikuar 29-vjeçarin si portierin e duhur dhe janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Tottenham e bleu Vicarion nga Empoli për rreth 20 milionë euro, ndërsa kartoni i tij aktualisht vlerësohet rreth 35 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here