Reagimi i çmendur i yllit të Milanit pas penalltisë së humbur.
Milani duket se ka gjetur çelësin si të mposhtë Interin. Sigurisht, me vështirësi, por kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në derbin e Madoninës, duke mundur zikaltrit me rezultatin 1-0.
Pulisiç i dha avantazhin kuqezinjve. Interi mund të barazonte shifrat falë një penalltie.
Por Maignan vendosi përsëri pelerinën e superheroit duke ndalur gjuajtjen e Calhanollu nga pika e bardhë, për të ruajtur avantazhin që rezistoi deri në fund.
Kamerat kanë kapur një moment interesant te penalltia e Calhanoglu, me Tomorin i cili i feston në fytyrë turkut, pasiqë ky i fundit nuk arriti të shënojë.
View this post on Instagram



