Brahim Diaz drejt rikthimit në Serie A.
Sulmuesi i Realit, Brahim Diaz nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos dhe do të largohet nga Santiago Bernabeu në afatin dimëror.
Diaz ka luajtur në 19 ndeshje këtë sezon, duke grumbulluar 546 minuta dhe ka arritur të realizoi 1 gol dhe 3 asistime.
Portali i njohur spanjoll Fichajes.net, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me Realin për huazimin e Diaz në merkaton e janarit.
Diaz ishte i huazuar te Milani për tre sezone, duke luajtur 124 ndeshje dhe me fanellën e Rosonerëve ka realizuar 18 gola dhe 15 asistime.
Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe e kanë identifikuar Diaz si përforcimin ideal.
Sipas Fichajes, Diaz do ti bashkohet Milanit në formë huazimi me opsion blerjeje dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.



