Shkëmbimi i merkatos së janarit.
Mesa duket aventurës së Santiago Gimenez te Milan i ka ardhur fundi, një vit pas transferimit nga Feyenoord për 35 milionë euro. Sulmuesi meksikan nuk ka lënë gjumë gjatë këtij viti dhe këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Italisë.
Prej ditësh po përflitet për një interes të shtuar të Milanit për sulmuesin gjerman të West Ham, Niclas Fullkrug.
“Tuttosport” zbulon se Milan dhe West Ham po punojnë për të finalizuar një shëkmbim të bujshëm gjatë merkatos dimërore, që mund të jetë me leverdi për të dy klubet.
Plani është ky: Gimenez të transferohet te londinezët, Todibo të vijë në Milano. West Ham e bleu francezin për 40 milionë euro, por Todibo nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe drejtuesit janë të hapur ta shkëmbejnë me Gimenez.



