Igli Tare ka gati dy super përforcime për merkaton e verës.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit, por edhe për verën e ardhshme.
Sipas raportimeve të fundit, Rosonerët synojnë transferimin e dyshes së Manchester Cityt, Bernardo Silva-Mateo Kovacic.
Portugezi ka vendosur të largohet nga City verën e ardhshme si futbollist i lirë, ndërsa Kovacic nuk bën pjesë në planet e Citizens dhe Milan mund ta transferojë për më pak se 10 milionë euro.



