Franck Kessie rikthehet në Serie A.
Frank Kesi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Arabisë Saudite, ku këto vite ka përfituar një rrogë marramendëse prej 15 milionë eurosh në vit.
Sipas raportimeve të fundit, Kessie nuk do të rinovojë kontratën me Al Ahli dhe në verë do të jet futbollist i lirë.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë, pasi shkëlqeu me Milanin, pat një aventurë jo shumë të suksesshme me Barcelonën e më pas iu bashkua sauditëve të Al Ahli, kryesisht për shkak të pagesave marramendëse që i garantonin.
Kessie dëshiron rikthimin në Europë, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Atalanta dhe Roma.
Atalanta e ka piketuar ivorianin si pasardhësin e Ederson, ndërsa Gasperini ia ka kërkuar drejtuesve të Romës afrimin e tij në Olimpico.



