Bomba e merkatos së janarit, Inter dhe Juventus kanë gati super shkëmbimin.
Stefan De Vrij pritet të largohet nga Interi në merkaton e janarit falë një super shkëmbimi, raporton Calciomercato.
Sipas Calciomercato, Spalletti ka kërkuar drejtuesve të Juves afrimin e De Vrij si një zgjidhje e përkohshme për repartin e mbrojtjes, ndërsa te Interi do të transferohet Joao Mario.
Portugezi mund të luajë në të gjitha pozitat nga krahu i djathtë dhe zikaltërit e kanë piketuar si përforcimin e duhur pas lëndimit të Dumfries dhe Darmian.



