Derbi në merkaton e janarit: Leon Goretzka transferohet në Serie A

Leon Goretzka drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori i Bayernit, Leon Goretzka, do të largohet nga Allianz Arena pas shtatë sezoneve me fanellën e Bavarezëve.

30-vjeçari ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e cila i skadon verën e ardhshme dhe nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojë dy gjigantët italian.

Sipas Calciomercato, Juventus dhe Napoli do të duelojnë në merkaton e janarit për shërbimet e mesfushorit gjerman.

Bayerni do të kërkojë rreth 10 milionë euro për ta lënë të lirë në janar, shifër aspak problematike për dy gjigantët italian.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here