Lajm bombastik, Alisson Becker rikthehet në Serie A.
Gazetari i njohur italian Sahca Tavolieri, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e portierit brazilian, Alisson Becker.
Rosonerët janë në kërkim të pasardhësit të Maignan, pasiqë ky i fundit pritet të largohet në verë nga San Siro.
Becker verën e ardhshme do të futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe drejtuesit e Milanit besojnë se mund ta transferojnë për rreth 10 milionë euro.
Braziliani ka përvojë në Serie A, pasi ka luajtur me fanellën e Romës për dy sezone 2016-2018, para se të transferohej te Liverpooli për 72.5 milionë euro.



