Franco Mastantuono drejt Serie A.
Talenti argjentinas, Franco Mastantuono i cili u transferua te Reali gjatë verës, mund të largohet nga Santiago Bernabeu në merkaton e janarit.
Mastantuono e ka shfaqur talentin, por nuk ka qenë konzistent me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e Realit do ta huazojnë atë në mënyrë që ai të zhvillohet më tepër si futbollist.
Perez do ta ndjek shembullin e Nico Paz dhe sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Mastantuono do të huazohet te Como.
Nico Paz do të rikthehet në Madrid pas huazimit te Como, pas zhvillimit mbreslënës nën drejtimin e Fabregas.
Te Reali besojnë se Como është ekipi perfekt për zhvililimin e Mastantuonos dhe argjentinasin sipas të gjitha gjasave në janar do ta shohim në Serie A.



