Bisedimet kanë nisur, Milan transferon yllin e Borussia Dortmund

Milani ka ndërmarrë hapa konkretë për të eksploruar një transferim të mundshëm të mbrojtësit qendror të Borussia Dortmund, Niklas Sule, ndërsa diskutimet po vazhdojnë prapa skenave.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, javën e kaluar është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Rossonerëve dhe avokatit Francesco Romano, i cili ka qenë i përfshirë edhe në marrëveshje të tjera të Milanit, si ato të Jasharit dhe Okaforit.

Takimi kishte në fokus situatën kontraktuale dhe të ardhmen e qendërmbrojtësit gjerman.

Raportohet se Sule është i hapur ndaj një sfide të re në Serie A dhe e sheh Milanin si një destinacion shumë tërheqës.

Mbrojtësi 28-vjeçar thuhet se kërkon një kontratë afatgjatë, e cila do të zgjasë të paktën deri në vitin 2028.

Ndërkohë, Milani po analizon fizibilitetin financiar dhe sportiv të këtij operacioni, teksa synon të përforcojë repartin defensivë me një lojtar me përvojë ndërkombëtare dhe profil të lartë për sezonet e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here