Milan përsëri për shopping te Chelsea, Rosonerët transferojnë në janar yllin e Bluve

Sipas raportimit të Gazzetta dello Sport, dita e nesërme mund të jetë vendimtare për Niclas Füllkrug, i cili po i afrohet gjithnjë e më shumë kalimit te Milani.

Aleanca mes kuqezinjve dhe klubeve londineze mund t’i dhurojë trajnerit Massimiliano Allegri jo vetëm një përforcim në sulm, por edhe një mbrojtës qendror, pasi drejtuesit e Milanit po shqyrtojnë seriozisht një mundësi konkrete nga Chelsea.

Milani mund të trokasë sërish në derën e Chelsea, këtë herë për Axel Disasi, duke përfituar nga marrëdhënia e shkëlqyer me pronarët e “Blues”. Operacioni do të ishte i ngjashëm me atë të Füllkrug: huazim me të drejtë blerjeje, e aktivizueshme në bazë të arritjes së objektivave të caktuara.

Chelsea, që shpenzoi 45 milionë euro për Disasin në verën e vitit 2023, synon të rikuperojë të paktën një pjesë të investimit, ndërsa agjenti i lojtarit po shtyn fort për këtë zgjidhje, pasi mbrojtësi është lodhur duke pritur një shans që Enzo Maresca, praktikisht, nuk ia ka dhënë në dy vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here