Christopher Nkunku largohet nga Milani në merkaton e janarit.
Sulmuesi francez, Christopher Nkunku bëri bujë gjatë verës kur nga Chelsea u transferua te Milani për 37 milionë euro.
Nkunku nuk ka arritur të lërë gjurmë në San Siro për këto katër muaj, duke realizuar tre gola dhe 2 asistime në 15 ndeshje të luajtura.
Mediat turke, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Fenerbahce synon transferimin e Nkunku nga Milani në këtë afat dimëror.
Sipas Fotomaç, trajneri i Fenerbahce, Domenic Tadesco e ka kontaktuar francezin për ta bindur që ti bashkohet në Stamboll.
Tadesco dhe Nkunku kanë bashkëpunuar sëbashku te Leipzig dhe Fenerbahce synon huazimin e Nkunku me opsion blerjeje prej 35 milionë eurove.
Mbetet ta shohim nëse Milan do të heq dorë nga Nkunku pas vetëm 4 muajve.



