Bomba e meraktos, Bernardo Silva transferohet në Serie A.
“Nga Anglia më kanë thënë se Bernardo Silva mund të vijë në Serie A që në janar”, – zbuloi Paolo Di Canio në “Sky Sport”, duke ndezur një pistë të bujshme merkatoje.
Portugezi, i lindur më 1994 (32 vjeç në gusht), mbetet një lojtar kyç i Manchester City të Pep Guardiolës, edhe pse këtë sezon ka shënuar rënie statistikore: 28 ndeshje, 1 gol dhe 2 asiste.
Di Canio nuk përmendi klube konkrete, por foli për skuadra me stil loje të ngjashëm me City.
Kjo e çon mendjen te Juventusi i Luciano Spallettit, që prej kohësh e ka ndjekur Silvën, te Roma e Gian Piero Gasperinit si pasardhës i mundshëm i Dybala, apo tek Atalanta e Raffaele Palladino.
Edhe Napoli i Contes përputhet për intensitet, por pas dyshimeve për De Bruyne lindin dilema.
Interi duket pak i përshtatshëm për shkak të skemës 3-5-2, ndërsa Como, për ide loje, ambicie dhe financa, mund të jetë surpriza.
Një koment i Di Canio për “një qytet të bukur mes ujit, maleve dhe kodrave” duket se shkon pikërisht në këtë drejtim.



