Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, Milan transferon sulmuesin e ri për €62m

Milan ka shfaqur jo pak probleme në sulm, sidomos në ndeshjet e fundit, ndaj drejtuesit e kuqezinjve nuk do të mjaftohen vetëm me transferimin e Niclas Fullkrug, por po punojnë për të forcuar repartin sulmues me një tjetër goditje.

“SportMediaset” zbulon se Milan është vënë pas sulmuesit të Fiorentinës, Moise Kean, i cili ka një klauzolë largimi 62 milionë euro.

25-vjeçari ka shënuar vetëm 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani, pavarësisht statistikave jo të mira për këtë sezon, ai mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg.

Kontrata e Moise Kean me klubin vjollcë skadon në vitin 2029. Allegri ështën një fans i madh i Moise Kean, ndaj kuqezinjtë në merkaton e janarit, por shanse më të mëdha janë në merkaton e verës, të bëjnë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here